TeCepi @tecepi.ark

KOMUNITET ARKITEKTURE

Një cep për ide,
projekte dhe njerëz.

Gjërat që nuk t’i mësojnë
(vetëm) në auditor.

Një komunitet shqiptar për maturantët që po zbulojnë arkitekturën dhe studentët që po e studiojnë. Një hapësirë për të ndarë burime, përvoja dhe pyetje.

Gjej cepin tënd

Gjithçka e menduar për rrugëtimin e studentëve të arkitekturës.

01 / EKSPLORO

Çfarë do të gjeni
TeCepi?

Burime dhe mjete praktike, eksperienca personale dhe përmbajtje mbi projektimin, urbanistikën, interierin, historinë dhe qëndrueshmërinë.

01NGA IDEJA TE PROJEKTI

Projektim arkitektonik

E ndjekim projektin hap pas hapi: nga zbërthimi i detyrës dhe analiza e kontekstit, te koncepti, organizimi hapësinor dhe përkthimi në plane, prerje e diagrame.

Kontekst · Koncept · Organizim hapësinor
02QYTETI SI SISTEM

Urbanistikë

E lexojmë qytetin si një sistem marrëdhëniesh: rrugë, parcela, blloqe dhe ndërtesa. Nga hapësirat publike e lëvizshmëria, te shkalla njerëzore, klima dhe peizazhi.

Morfologji · Qytet i ecshëm · Teori urbane
03TRUPI & HAPËSIRA

Arkitekturë interieri

Interieri si projektim i hapësirës: kërkesat e përdoruesit, zonimi, qarkullimi dhe ergonomia. Drita, ngjyra dhe materialet në marrëdhënie me trupin e mobilimin.

Ergonomi · Dritë · Materialitet
04ARSYET PAS ARKITEKTURËS

Histori & teori

Periudhat, idetë dhe veprat që kanë formuar arkitekturën. Eksplorojmë kontekstin shoqëror, tipologjitë, materialet, sistemet konstruktive dhe ndikimin e tyre sot.

Periudha · Vepra · Kontekst historik
05NJË METODOLOGJI PROJEKTIMI

Qëndrueshmëri

Projektimi në marrëdhënie me klimën dhe mjedisin: orientimi, dielli, era dhe strategjitë pasive. Energjia, uji, materialet dhe ndikimi i ndërtesave e qyteteve.

Klimë · Strategji pasive · Peizazh
06MËSIMET GJATË RRUGËS

Eksperienca personale

Ana reale e të studiuarit arkitekturë: afatet, ngarkesa, prezantimet, praktikat, konkurset dhe intervistat. Përvoja të ndara që të mësojmë nga njëri-tjetri, jo rregulla absolute.

Proces · Përvoja · Mësime
Temat vazhdojnë në postimet dhe videot tona.Eksploro në Instagram

02 / NË TAVOLINËN TËNDE

Mjete & burime.
Nga leximi te puna jote.

Libra, artikuj, platforma, referenca dhe metoda për analizën e projektit. Burime praktike dhe mënyra për t’i përdorur gjatë studimeve.

PËR FILLIMET E TUA

One step at a time

Materiale orientuese për hapat e parë në arkitekturë: rekomandime librash, referenca dhe këshilla për punën me projektin, diagramat e prezantimet. Gjej lidhjet dhe informacionin për materialet e TeCepi në një vend.

Shiko materialet

HISTORIA E ARKITEKTURËS

Në përgatitje

Një udhëtim përgjatë
periudhave.

Një udhëzues me pikat kryesore dhe nocionet që të ndihmojnë të orientohesh në historinë e arkitekturës. Për një pasqyrë më të qartë, nga fillimi ose si rikthim.

Ndiq TeCepi për njoftimin e udhëzuesit.

03 / TAKOHEMI TE CEPI

Përpara
vijës së parë.

Jemi dy ish-studente arkitekture që e dimë sa pyetje lindin përpara asaj “vijës së parë”.

Si kthehet një ide në koncept? Pse nuk funksionon kjo planimetri? Çfarë duhet të tregojë një diagram?

TeCepi lindi për të qenë një vend ku mund të pyesim pa u ndier në siklet, të ndajmë ide dhe vështirësi, të mësojmë nga projektet e njëri-tjetrit dhe të zhvillojmë së bashku mënyrën e të menduarit.

Flasim edhe për skicën që nuk funksionoi, konceptin që ndryshoi dhe gabimin nga i cili mësuam. Ajo që mëson njëri, mund të ndihmojë të gjithë komunitetin.

Bëhu pjesë e bisedës
Altea Gjana, bashkëthemeluese e TeCepi. Shkrimi në foto: Të gjithë thonë se forma ndjek funksionin, derisa forma që u pëlqen nuk ka vend për shkallët.

Altea Gjana

Bashkëthemeluese e TeCepi

Megi Ajdini, bashkëthemeluese e TeCepi. Shkrimi në foto: Sa më afër prezantimit, aq më shumë gabimet fillojnë të duken si vendime të qëllimshme.

Megi Ajdini

Bashkëthemeluese e TeCepi

KURESHTJA VAZHDON

Një cep për ide,
projekte dhe njerëz.

Për të pyetur. Për të ndarë. Për të provuar.
Për të mësuar nga njëri-tjetri.